'Jonada ime mbeti në helikat e motorit të njeriut që duhej ta mbronte!' Gjyshi i 7 vjeçares që humbi jetën në Himarë kërkon drejtësi

Vlore- Gjykata e Vlorës ka vendosur sot ndarjen e dosjes për ngjarjen e ndodhur në gusht të vitit 2022 në Himarë, ku efektivi i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf 7 vjeçaren Jonada Avdia e cila po lahej në breg të detit.

Gjykata ka vendosur që Arjan Tase, ish-punonjës i policisë që shkaktoi tragjedinë të gjykohet veçmas nga 8 punonjësit e tjerë të policisë së Himarës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Ismet Advia gjyshi i vajzës së vogël kërkon drejtësi dhe hedh dyshime se ndarja e procesit ka për qëllim të lehtësohen personat përgjegjës të kësaj tragjedie.

“Pas këtij kalvari arritëm të zhvillojmënjë seancë gjyqësore. Ndarja kërkohet për të lehtësuar sa më shumë palët të cilët në një koordinim së bashku. Asgjë nuk ka ndodhur rastësisht. Të gjithë ata njerëz që akuzohen dhe janë jashtë hekurave dhe janë në ndjekje janë punonjës shteti që kanë pasur funksione të caktuara për të respektuar rregullat në plazhin e Himarës. Natyrisht avokatët e tyre kërkojnë masa lehtësuese. Shkojnë deri aty sa këta njerëz që kanë qenë përgjegjës shtetëror dhe kanë marrë rrogën për të siguruar jetën e njerëzve apo dhe të Jonadës time e cila mbeti në helikat e motorëve të këtyre njerëve që drejtojnë këtë komisariat" tha ai për mediat.

Për Ismet Avdinë nuk është përgjegjës vetëm efektivi i policisë Arjan Tase

“Ai pavarësisht se është autor i krimit, të gjithë ata që ndodheshin rreth tij janë përgjegjësit kryesorë të kësaj tragjedie. Unë kërkoj mbështetjen e mediave sepse siç tha avokati nuk flitet vetëm për mbesën time Jonada që ra në motorët e një shteti dhe një pushteti që merr rrogat nga taksat tona por që në Shqipëri të mos  ndodhë më. Duhet të jepet mesazh që ata që paguhen me taksat tona të mbrojnë këtë popull” tregoi Avdia.

Lajmi ne perditesim...


Lajmi kryesor:

Aksidentoi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia në 2022, ndahet dosja për ish-policin Arjan Tase! Gjyshi i të miturës: Gjykata të bëj drejtësi


S.G/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi