Ka shkuar në 19 numri i viktimave të shkaktuara nga reshjet e dendura të dëborës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Washingtoni dhe New Yorku janë "gjunjëzuar" për shkak të emergjencës së shkaktuar nga moti i keq. Lindja e SHBA-së po përballet me stuhinë e dëborës "Jonas" e cilësuar ndryshe si "stuhia përbindësh", e cila ka arritur deri në 71 cm.
22 shtete janë përfshirë nga stuhia, me në total 85 milionë banorë. Si pasojë e motit të keq rreth 7 mijë fluturime janë anuluar dhe dhjetra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike.
Ndërsa 19 persona kanë vdekur për shkak të akullit në aksidente rrugore.

Stuhia e dëborës ka paralizuar edhe New Yorkun. Guvernatori Bill de Blasio, ka vendosur të pezullojë shërbimin e autobuzëve për shkak të densitetit të lartë të dëborës e cila prej orësh ka paralizuar qytetin.
Rrugët janë braktisur nga njerëzit, ndërsa dhjetra automjete kanë mbetur të bllokuara në mes të rrugës. Po ashtu për shkak të dëborës, janë bllokuar totalisht edhe linjat hekurudhore. Sakaq njerezit jane dyndur neper supermarkete per t'u furnizuar me ushqime.

7 janë shtetet më të goditua nga stuhia e dëborës "Jonas". Columbia, Maryland, Virginia, Pennsylvania, North Carolina e Tennessee, të cilat kanë shpallur gjendjen e emergjencës.
Guvernatori i Washingtonit ka paralajmëruar që bëhet fjalë për një stuhi "jetë a vdekje".

Redaksia Online
(U.S/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"gjunjëzon" SHBA, 19 të vdeku">