Jonida Beqo reformon Teatrin e
Metropolit, ngre dhe bordin artistik

Jonida Beqo reformon Teatrin e<br />Metropolit, ngre dhe bordin artistik
“Realizmi i veprave teatrore shqiptare dhe botërore me nivel artistik, angazhimi i komunitetit të gjithë brezave dhe shtimi i numrit të premierave”, ky është premtimi i drejtoreshës së re të Teatrit të Metropolit, Jonida Beqo, për vitin 2016.
 
Ndërkohë që aktivitetet do të zhvillohen në partneritet me Qendrën Kulturore Tirana, është krijuar një bord artistik me 13 anëtarë. Jonida Beqo do ta fillojë kalendarin artistik duke qenë vet regjisore e premierës së parë.
 
Premiera titullohet “Rashomon”, mbështetur në veprën “Qielli i heshtur” të autorit Lauren Gunderson,  e cila do të shfaqet më 14 prill. Sipas Beqos, kjo vepër eksploron marrëdhënien midis së vërtetës dhe dobësive njerëzore.
 
Drama hapet me një prift, një druvar dhe një fshatar në këmbët e portës së Rashomonit në shekullin e 12-të në Japoni, të cilët diskutojnë mbi ngjarjen e një krimi të ndodhur një ditë më parë dhe të gjithë kanë këndvështrime të ndryshme.
 
Ndërsa pohon se do bëjë audicion për këtë shfaqje dhe të tjerat të teatrit, Jonida Beqo, ka bërë ndryshime të mëdha në strukturim dhe konceptim të mënyrës sesi do të funksionojë Teatri i Metropolit në Tiranë dhe premierave që do të vijnë. Përveç audicionit, Beqo ka ngritur edhe bordin e teatrit, që nuk ka ekzistuar më parë. Bashkë me projektet është prezantuar edhe Bordi Këshillimor i Qendrës Kulturore Tirana, në partneritet me Teatrin e Metropolit, që është një grup vullnetar i përbërë nga 13 anëtarë; si Marjeta Lajrja, Reshat Arbana, Sabina Kodra, Jonida Beqo, Genti Rushi, etj.
 
Një qasje më të madhe ndaj komunitetit me veprimtari dhe aktivitete mund të thuhet me pak fjalë përmbajtja e gjithë programit. Ndërsa drejtoresha Beqo vuri theksin tek zhvillimi i më shumë premierave për fëmijët dhe përshtatja psikologjike për moshën e tyre.
 
Projektin e përkrahu edhe aktorja Marjeta Larja anëtare e bordit, e cila tha se “ndihem shumë e kënaqur që përfshihem në një projekt të tillë, se fëmijëve prej vitesh ua kanë munguar premierat e përshtatshme dhe të posaçme për ta”. 

Ja si do të projektohet pas këtyre ndryshimeve kalendari artistik i Teatrit të Metropolit:
 
Kalendari artistik

 Teatri i të Rriturve: gjashtë premiera të reja në vit, tre produksione ekskluzive të teatrit dhe tre vepra në bashkëpunim të përzgjedhura nga propozime të artistëve të jashtëm gjatë thirrjeve të hapura. Dy nga këto gjashtë premiera janë të lëvizshme për t’u shfaqur jashtë teatrit. Ëdo premierë shfaqet 13-15 herë.
 
Teatri i Fëmijëve: katër premiera të reja në vit, dy produksione ekskluzive të teatrit, dy vepra në bashkëpunim të propozuara nga artistë të jashtëm. Dy nga këto katër premiera janë të lëvizshme për t’u dhënë dhe jashtë teatrit. Çdo premierë shfaqet 15 herë.
 
Teatri i të Rinjve: dy premiera në vit për grupmoshën 14-18 vjeë, një e lëvizshme. Çdo premierë shfaqet 13-15 herë.
 
Konkursi Vjetor i Interpretimit Artistik – për nxënësit e gjimnazeve publike dhe jopublike të Tiranës
 
Programi i Internshipit : Për grupmoshat 14-18 vjeë, program trajnues në teknikat e interpretimit dhe të skenës, program vullnetarizmi për t’u përfshirë në shfaqjet e të rinjve dhe fëmijëve.
 
Një Festival Vjetor në bashkëpunim me sektorët e tjerë të QKT dedikuar artistëve gra nga disiplina të ndryshme. Kohëzgjatja: 5 ditë
 
3 jave Kampe Verore Teatri në muajin qershor me grupmoshën 14-18 vjeç
 
4 Master-Workshop Profesionale për artistë të rinj në fusha të ndryshme të teatrit
 
 
KALENDARI I ANSAMBLIT FOLKLORIK TIRANA

24 + shfaqje ne vit
8-10 Workshope edukative për trashëgiminë kulturore të muzikës dhe valleve të Shqipërisë së Mesme, në institucion dhe në terrren
2 koncerte produksion ekskluziv i QKT
2 pjesëmarrje në festivale botërore
24+ shfaqje në bashkëpunim me bashkinë, drejtoritë, organizata, etj
 
KALENDARI I BANDES FRYMORE TIRANA
24+ Shfaqje në vit nga të cilat:
5-6 Workshope edukative në institucion ose terren
2 koncerte vjetore produksion ekskluziv i QKT
24+ koncerte në bashkëpunim me bashkinë, drejtoritë, organizata, etj.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet për biznesmenin Pëllumb Gjokak, akuzohet për vrasje! Dërgon për gjykim dhe 6 të tjerë, pjesë e grupit kriminal

‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet për biznesmenin Pëllumb Gjokak, akuzohet për vrasje! Dërgon për gjykim dhe 6 të tjerë, pjesë e grupit kriminal