Jonida Shehu rrëfen përndjekjen
nga 33‐vjeçari e mesazhet në FB

Jonida Shehu rrëfen përndjekjen<br />nga 33‐vjeçari e mesazhet në FB
Një histori që mori rëndësi pa dashje ajo e moderatores së njohur të “Pasdite në Top Channel”, Jonida Shehu, me një djalë të fiksuar pas saj, të quajtur Sajmir Qefalia. Përdori 100 mënyrat e mundshme për ta bindur me fjalë para se ta denonconte në Polici, por ai me sa duket i besonte me dëshirë realitetit si në libra që kishte krijuar në kokën e tij, se mund ta bindte një ditë Jonidën. Pas denoncimit të moderatores, 33-­vjeçari nga Tirana përfundoi në burg, ku do të qëndrojë deri në mbylljen e hetimeve.

Jeni komentuar në faqet e gazetave për një histori përndjekjeje nga një djalë i dhënë pas të shkruarit. Deri tani janë treguar vetëm detajet nga Policia, po ti ç’mund të na rrëfesh për këtë histori?
Në fakt, ka shumë ekzagjerime në mënyrën se si është transmetuar çështja në fjalë. E para që është thënë një e pavërtetë, duke më komentuar si nënë me fëmijë, dhe e dyta e pavërtetë është mënyra se si është trajtuar arsyeja e denoncimit tim të këtij personi. Dua të sqaroj faktin që unë nuk e bëra denoncimin në polici ndaj personit Sajmir Qefalia vetëm e shqetësuar nga mesazhet që më dërgonte në inbox­in e Facebook. Nuk do të ishte normale ta kisha bërë një gjë të tillë, sepse mesazhe të tilla mund të shkruajnë e marrin shumë të gjithë, sidomos nëse je person që shfaqesh në ekran. Por mesazhet në facebook ishin veprimi i tij i fundit në darkë, pasi më kishte ndjekur gjithë ditën, kudo ku kisha qenë… Derisa u bë vërtet stresuese për mua.

Çfarë të shkuante konkretisht?
Në mesazhe, në një farë mënyrë bënte ritualin e përndjekjes, duke vërtetuar fiksimin e tij. Të gjitha unë i paraqita si prova në Polici, të cilat ai i pranoi pa përjashtim. Në ato mesazhe ai e dokumentonte gjithçka rreth interesit ndaj meje dhe faktin që më kishte ndjekur hap pas hapi.


Marrë nga Panorama
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030