Gjykata në Jordani kanë dënuar me vdekje 5 pjesëtar të ISIS dhe ka dhënë nga 3 deri në 15 vite burg për 15 pjesëtarët e tjerë.

Agjencia jordaneze e lajmeve Petra, njoftoi të mërkurën se për 5 të dënuarit me vdekje gjykata ka vendosur varjen si formë për realizimin e dënimit.

Anëtarët e ISIS në Jordani, u arrestuan në muajin mars gjatë një operacioni të policisë në qytetin Ibrid. Gjatë operacionit të arrestimit u vranë 7 pjesëtar të të ashtuquajturit Shtet Islamik dhe një polic.

Të 20 militantët u gjykuan për vrasjen e një polici, prodhimin e eksplozive, përhapjen e ideve terroriste dhe armëmbajtje pa leje.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com