Mbreti Abdallah II i Jordanisë
AMMAN, 30 qrershor /ATSH-AFP/ - Mbreti Abdallah II i Jordanisë i kërkoi sot komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë vendin e tij të përballet me kërcënimin xhihadist pas shpalljes nga një grupim xhihadist të kalifatit të shtrihet në Irak dhe Siri.
"Është shumë e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtarë të vazhdojë të mbështesë Jordaninë për t'u përballur me sfidat që paraqesin zhvillimet e fundit në rajon, deklaroi Abdallah II gjatë një takimi me një delegacion parlamentar japonez", sipas një komunikate të pallatit mbretëror.
Xhihadistët sunitë që kontrollojnë një pjesë të gjerë të territoreve në Irak dhe Siri shpallin krijimin e një kalifati islamik duke treguar kështu vendosmërinë për të zgjeruar edhe më tej hegjemoninë e Shtetit Islamik në Irak dhe Levant (SHIIL) si dhe duke i kërkuar myslimanëve në të gjithë botën të jenë besnik ndaj kryetarit të tyre.
Ata deklaruan se kalifati shtrihej nga qyteti i Alepos (në veri të Sirisë) deri në Dijala (lindje të Irakut) dhe u shprehën se është detyrë e të gjithë myslimanëve të botës që të shpallin besnikërinë e tyre ndaj Abu Bakr Al Baghdadi, i shpallur "kalif Ibrahimi".
/Shqiptarja.com