Sipas BBC nga sulmi është vrarë një jordanez dhe është plagosur rëndë një izraelit. Autoritetet izraelite po evakuojnë personelin ambasadës, e cila është e vendosur në lagjen Rabiyeh.
Sulmi nuk është komentuar ende nga autoritetet izraelite.
Të premten mijëra jordanezë protestuan në Amman kundër Izraelit për instalimin e dedektorëve metalikë në një vend të shenjtë, në Jerusalemin Lindorë, si për hebrenjtë ashtu edhe për myslimanët, të cilët u vunë në zbatim pas vrasjes së dy policëve izraelitë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com