Sipas mediave janë plagosur 9 persona. 6 autorët janë arratisur duke marrë peng disa persona që mund të jenë turistë.
Të shtënat janë dëgjuar në një zonë pranë kështjellës antike të Karak.
Karak është një qendër turistike e cila ndodhet rreth 118 km në jug të Amman.
Jordania është një nga të paktat shtete arabe që i janë bashkuar fushatës dhe koalicionin anti ISIS të drejtuar nga SHBA.
Por shumë jordanez e kundërshtojnë përfshirjen e vendit në koalicion duke thënë se mund të shkaktojë vdekjen e shumë muslimanëve dhe kërcënon sigurinë e brendshme.
Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)