AMMAN - Autoritetet në Jordani thanë se kanë arrestuar 11 militantë nën dyshimin se kishin planifikuar sulme ndaj diplomatëve perëndimorë dhe disa qendrave tregtare. Zëdhënësi i qeverisë Samih Maayta tha se të dyshuarit u prangosën gjatë ditëve të fundit dhe aktualisht mbahen të ndaluar në polici.
Maayta sqaroi se këta persona kishin blerë armë në Sirinë fqinje dhe celulat e al-Qaedas në Irak kishin ndihmuar për të krijuar lëndët shpërthyese. Komploti dyshohet se ishte përgatitur që prej muajit qershor ndërsa Shërbimi Inteligjent i Jordanisë ishte duke monitoruar lëvizjet e tyre.
Zyrtarët duke folur për rrjetin BBC thanë: "Ky është një komplet i planifikuar nga al-Qaeda për përvjetorin e sulmeve të 9 nëntorit në Amman në vitin 2005".
Agjencia e lajmeve PETRA raporton se qëllimi i sulmit ishte të krijonte shpërthime të fuqishme në qendra tregtare dhe pranë misioneve diplomatike për të shkaktuar sa më shumë viktima dhe dëme fizike.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com