/ATSH-AFP/ - Jordania ekzekutoi sot dy xhihadistët irakianë duke përfshirë dhe të ndaluarën e kërkuar nga grupi i Shtetit Islamik si kundërpërgjigje për ekzekutimin e një piloti jordanez nga ISIS-i, i djegur i gjallë, theksoi zëdhënësi i qeverisë.
"Sajida Al-Rishawi, dënuar me vdekje për pjesëmarrje në atentatet e përgjakshme në vitin 2005 në Amman dhe Ziad Karbouli, një zyrtar i Al-Kaedës u ekzekutuan në orën lokale 04:00", theksoi zëdhënësi Mohammad Momani.
Grupi xhihadist islamik i ISIS-it shpërndau dje një video ku tregohet një njeri i cili digjet i gjallë në një kafaz duke konfirmuar se bëhej fjalë për pilotin jordanez të marrë peng pas rrëzimit të avionit të tij, F-16, në Siri më 24 dhjetor.
Piloti jordanez, Maaz al-Kassasbeh, po kryente një sulm kundër pozicioneve të ISIS-it në kuadër të koalicionit ndërkombëtar antixhihadist nën drejtimin amerikan, kur u mor peng nga xhihadistët.
/Shqiptarja.com