Jorida Tabaku:Qeveria pranoi
dështimin me investimet e huaja

Jorida Tabaku:Qeveria pranoi<br />dështimin me investimet e huaja<br>
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorinda Tabaku ka reaguar me një status në “Facebook”, duke akuzuar qeverinë për dështim me investimet e huaja.

Sipas saj ministri i Financave ka pranuar se investimet e huaja janë në pikën zero. Deputetja shpjegon se fajin për dështimin e thithjes së investimeve nga vendet e tjera, e kanë taksat e larta dhe vendimet e qeverisë që promovojnë ulje taksash vetëm për një numër të vogël biznesesh.

Statusi i plotë:

Më në fund, ministri i Financave e pranon që investimet e huaja pas 2013 janë në pikën 0. Por, si të gjithë fajtorët e paturp, ua hedh fajin të tjerëve, për atë që ka vetëm një fajtor. Qeverinë dhe Kryeministrin!

Fajin për dështimin me investimet e huaja e e kanë taksat e larta, e kanë vendimet e qeverisë që promovojnë ulje taksash vetëm për një numër të limituar biznesesh të zgjedhura nga qeveria, e rritje taksash për të tjerët.

Fajin e ka korrupsioni në sektorin fiskal. Fajin e kanë burimet e pandershme të financimit e paratë e drogës që financojnë ndërtimin dhe gjoja projekte 1 miliard euro.

Opozita ka ngritur këtë shqetësim prej kohësh dhe qeveria e ka mohuar. Ju keni mbyllur veshët e keni kënduar të njëjtën muzikë të përparimit. Prandaj ka vetëm një fajtor për këtë dështim, qeveria dhe mënyra se si keni zgjedhur të qeverisni.

Taksat e ulëta, ndershmëria ndaj biznesit, angazhimi serioz për investime të huaja sollën si TAP edhe Starcraft që sot mbajnë në këmbë ekonominë. Për sa kohë te kemi ketë qeveri gjithnjë e më pak investitorë të tillë do të vijnë.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat