Jorida Tabaku: Rama 2100 tendera për klientët

Jorida Tabaku: Rama 2100 tendera për klientët

Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë një bilanc të administrimit të parave dhe pasurisë publike nga qeveria ‘Rama’.

Abuzimet me paratë dhe pasurinë publike në 5 vitet e shkuara janë të paprecedenta. 39 mijë kontrata, tendera janë zhvilluar gjatë 5 viteve të fundit. E çudia më e  madhe është se 1 në 3 tendera është dhënë pa garë duke i hequr mundësinë atij biznesi të ndershëm që mbyllet të mos bëhet pjesë në garë. Pothuajse 2100 tendera janë dhënë për klientë, për miqtë e drejtpërdrejtë që lidhen me Ramën. 252 milionë euro që nga Carapuli i vilës së Ramës e deri tek Intech i Ilir Beqës; 11 kompani të identifikuara nga opozita si kompani të lidhura drejtpërdrejtë me qeverinë. 12 mijë tendera ose pothuajse 753 milionë euro kanë shkuar për fasada, kanë shkuar për shpenzime luksi, kanë shkuar për rehabilitim zyrash, kanë shkuar për udhëtime. Një shifër e paprecedentë në 5 vite kjo qeveri ka arritur atë që kurrë në 27 vite nuk kish ndodhur më parë. Ne kemi arritur që të bëjmë një ndarje të të gjithë abuzimeve të buxhetit të shtetit.

Jorida Tabaku

Deputetja e PD u ndal tek koncesionet në shëndetësi.

Ndryshe nga sa ishte konceptuar deri në vitin 2013, shërbimi shëndetësor filloi të jepej me koncesion. Duke filluar nga kontrata e parë e check-up-it, 120 milionë euro për kompaninë Marketing and Distrubution të Vilma NUshit, e cila ishte e licencuar vetëm 2 ditë më parë për të marrë këtë koncesion. Një kompani e cila siç e ka faktuar Partia Demokratike, në mënyrë abuzive ka ndryshuar me vendime qeverie, ka detyruar administratën që të marrë pjesë për të ndryshuar numrin vetëm që kompania të marrë pagesën nga buxheti i shtetit. Vazhdon me pagesën e sterilizimit, kompania e Ilir Rrapajt e cila është një kompani ndërtimi me dy punonjës me një shërbim i cili ishte investuar 15 milionë euro nga qeveria “Berisha”, u dha me koncesion të nesërmen e ditës që filloi qeveria “Rama”.

Jorida Tabaku

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së