Jorida Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, qytetarët janë braktisur nga qeveria

Jorida Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, qytetarët janë braktisur nga qeveria

Jorida Tabaku me një qytetare

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidate në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një ecje në zonën pranë Shkollës së Baletit, ku u takua me qytetarë dhe tregtarë të zonës për të dëgjuar shqetësimet e tyre të përditshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thekson krizën e thellë ekonomike që po përjetojnë qytetarët shqiptarë.

“Ekonomia e çdo tavoline shqiptari është në krizë! ‘Nuk ka xhiro, nuk ka lekë!’ - thonë tregtarët. ‘Çmimet janë të papërballueshme!’ - ankohen qytetarët”, shkruan ajo.

Tabaku vuri në dukje se shqiptarët po përballen me më pak ushqim në tryezë, më shumë taksa dhe një qeveri që vazhdon të përfitojë nga korrupsioni. Ajo u zotua se zëri i qytetarëve do të dëgjohet dhe se Partia Demokratike do të jetë alternativa që vendos qytetarin dhe ekonominë familjare në qendër të vëmendjes.

“Një vend ku askush s’e përballon dot jetesën, është një vend që ka nevojë për ndryshim”, theksoi Tabaku, duke kërkuar mbështetjen për zgjedhjet e 11 majit në mënyrë që të rikthehet shpresa dhe dinjiteti për çdo familje shqiptare.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit