Josa: Skënderbeu për fitore ndaj
Kukësit, tifozët janë minus i madh

Josa: Skënderbeu për fitore ndaj<br />Kukësit, tifozët janë minus i madh
Trajneri i Skënderbeut Mirel Josa ka dalë në konferencë për shtyp, 24-orë përpara sfidës së rëndësishme të javës së 20-të të Kategorisë Superiore ndaj ekipit të Kukësit.
 
Tekniku bardhekuq në këtë prononcim ka prekur cështjet më të rëndësishme që prej pritshmërive për këtë takim, lëvizjen në merkato dhe mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit.
 
KUKESI – Pritshmerite jane te medha per kete takim, vijme nga nje humbje me Vllaznine ndaj duhet te jemi koshiente qe fitorja eshte mjaft e rendesishme, duhet impenjim maksimal, pasi luajme kunder nje skuadre qe kerkon vazhdimesine dhe ka fituar lehtesisht ndeshjen e fundit. Pavaresisht diferencave ne klasifikim te Skenderbeut dhe Partizanit me ekipet e tjera cdo skuader ka pretendimet e veta ndaj duhet te jemi te kujdesshem.
 
MERKATO
– Une nuk mund te them qe nuk jam i kenaqur me afrimet ne skuader por shume prej tyre duhet te kapin formen fizike optimale.Gjithsesi gjithcka do te duket ne vazhdimesi pasi ka lojtare qe nuk jane aty ky duhet fizikisht.
 
FORMACIONI – Une mendoj qe nuk kemi kohe per prova.Duhet qe disa lojtare te afruar te marin gjendje e duhur fizike.Nga afrimet e janarit ne formacion do te jete vetem Xhejms ndersa pjesa tjeter do te hyjne gradualisht ne lojen e ekipit.Kemi dyndje te huajsh ne ekip ndaj shpesh here zevendesimet do te behen midis te huajve madje ndonjeri mund te mbetet dhe jashte listes prej 18 lojtaresh.
 
TIFOZET – Mungesa e tifozeve eshte minus per ne pasi tifozet kane qene mjaft te rendesishem ne rezultatet tona.Gjithsesi nuk e kemi mendjen aty, jemi koshient qe nuk ka tifoze dhe  ne kete ndeshje duhet te bejme pa ta.

Skënderbeu.al/

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës