Jose Mario Bergoglio, Papa më
"rock" në histori sot plot 79 vjeç

Jose Mario Bergoglio, Papa më<br />"rock" në histori sot plot 79 vjeç
Ai është një nga figurat më të njohura publike në të gjithë botën, por ndoshta ende nuk e njihni aq mirë sa mendoni,pasi një ditë më parë Jose Mario Bergoglio mbushi plot 79 vjeç.
 
Para së të hynte në seminarin e dioqezës së Villa Devoto, Papa i njohur si, Jose Mario Bergoglio, është diplomuar si teknolog kimik.
 
Nga 1964-1965 Papa ka mësuar letërsi dhe psikologji, në Santa Fe dhe një vit më parë në Kolegjin Salvatore të Buenos Aires. Po jo vetëm kaq në 1986 ai ka marrë doktoraturën në teologji në Gjermani.
 
Papat zakonisht kanë një rezidencë të madhe, ashtu siç e kërkon tradita shekullore, por Papa Françesku ka marrë një apartament të thjeshtë me dy dhoma.
 
Papa Françesku i pëlqen të bëjë selfie, teksa buzëqesh me besimtarët, e pozon. Ndoshta kjo mund të jetë një sfidë për sigurinë e tij.
 
Që adoleshent, Papa kaloi një infeksion serioz dhe i është nënshtruar operacionit për të hequr një mushkëri, një procedurë që në kohët e sotme mund të evitohet falë antibiotikëve të rinj.
 
Papa Françesku është Papa i parë të cilin revista prestigjioze “Time” në vitin 2013 e ka pasur në kopertinën e saj si “Personi i vitit”Pas vdekjes së Papa Gjon Palit II, thuhet se morri vendin e dytë në konklavën papnore, por fituesi ishte Papa Benedikti XVI.
 
Është i vetmi Papë që ka qenë në kopertinën e revistës “Rolling Stones”.
 
Në nëntor është publikuar albumi Wake Up, i cili përfshin himne të kënduara nga Papa dhe fjalime të tij në versionin pop-rock. E vështirë për tu besuar apo dëgjuar, por ja që ka ndodhur.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)