Kreu i shtetit të Uruguait Jose Mujica është e kundërta e profilit të statusit zyrtar të një presidenti të zakonshëm.
Ai është ndoshta njeriu më i afërt me popullin, nga të gjithë liderët e tjerë në botë. Mujica ka epitetin si “presidenti më i varfër”, për shkak të sakrificës së tij të pabesueshme!

Ai ka refuzuar pallatin presidencial për të jetuar së bashku me gruan e tij në një fermë jo të mirë, në një periferi të Montevideo-s.
Si aktivitet ekonomik ata kultivojnë lule dhe jetesa e tyre është e nivelit të ulët.
Nga rroga e tij mujore prej 12.500 dollarë, ai mban vetëm 1.250 dollarë për shpenzimet e tij personale, ndërsa pjesën tjetër të rrogës, e cila është 90%, i investon për të përforcuar programet e ndihmave sociale në vend.

"Mund të dukem një plak i cuditshëm (eksentrik)... Por kjo është një zgjedhje e imja." “Me 1.250 dollar ia dal mbanë shkëlqyeshëm për një muaj. Mundem lirshëm, pasi shumica e qytetarëve të Uruguait, jetojnë me paga shumë më të vogla se kjo”.

Në vitin 2010, në deklarimin e pasurisë së tij, i vetmi luks që i kishte lejuar vetes ishte një makinë Volkswagen që kushtonte vetëm 1.800 dollarë.
Që prej vitit 1960 deri në vitin 1970 ai ishte lideri i Tupamaros “Lëvizja Kombëtare Cliritmare”, një grup i majtë i inspiruar nga revolucioni kubanez. Ai ka kaluar pothuajse gati 14 vjet të jetës së tij në burg prej të cilëve pjesën më të madhe e kaloi në izolim me kushtet më të veshtira të burgimit.

Ai u lirua në vitin 1985, kur në vend u rivendos demokracia dhe më 30 nëntor të 2009-s, ai fitoi zgjedhjet presidenciale duke mundur në balotazh Luis Alberto Lacalle-n dhe mori detyrën si president më 1 mars 2010.

Në qershorin e kaluar Mujica propozoi legalizimin dhe rregullimin e shitjes së marijuanës. Çështja është diskutuar gjerësisht dhe është jashtëzakonisht komplekse. Megjithatë, mes kritikave dhe komenteve të ngritura në nivel global, një pjesë e përkrahen dhe një pjesë e botës nuk e përkrahën politikën e legalizimit të marijuanës.

Edhe pse e simpatizojnë për stilin e jetesës, kjo nuk do të thotë se ai nuk është i kritikuar për atë që bën qeveria.

Megjithatë ai nuk ka pse shqetësohet shumë për popullaritetin. Ligjet e Uruguajit nuk i lejojnë atij të rizgjidhet në zgjedhjet e 2014-s. Keshtu, në moshën 77 vjeçare, ai do të tërhiqet nga politika.

Kur ta bëjë këtë gjë, do të marrë një pension dhe ndryshe nga sa ndodh me shumë ish- presidentë, ai nuk do e ketë të vështirë të mësohet me pagesën që do marrë.

(l.c/ad.ti shqiptarja.com)