Josep Borell: Bashkëpunimi i BE-së dhe SHBA-së do ta ndihmojë dialogun Kosovë-Serbi

Josep Borell: Bashkëpunimi i BE-së dhe SHBA-së do ta ndihmojë dialogun Kosovë-Serbi

Josep Borell

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, konfirmoi se, së voni, ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Borell tha se tani ekziston një bashkëpunim shumë i mirë midis Uashingtonit dhe Brukselit për çështjen e dialogut.

“Pala amerikane nuk po përpiqet më për t’u fuqizuar në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Ky bashkëpunim i ngushtë do ta ndihmojë dialogun”, tha Borell për gazetarët në Bruksel.

Borell kryesoi të hënën një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, ku i informoi të pranishmit për rundin e fundit të bisedimeve Kosovë-Serbi, që u mbajt më 15 qershor.

Në këtë takim, për herë të parë u përballën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Pa hyrë në detaje, Borell u tha gazetarëve se ai u ka paraqitur ministrave një raport për rrjedhën e takimit të fundit, si dhe i ka informuar ata për qëllimin për të mbajtur edhe një takim të kësaj natyre përpara fillimit të pushimeve verore.

Gjatë takimit të parë, Kurti dhe Vuçiç ranë dakord vetëm për nevojën e vazhdimit të dialogut.

Është paralajmëruar se takimi i radhës mund të mbahet në fund të korrikut.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur qysh në vitin 2011.

Procesi është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Qëllim i bisedimeve është arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja