Ish-anëtari i Kongresit Amerikan, Joseph DioGuardi, deklaron se SHBA dhe BE janë duke kërcënuar Shqipërinë me pasoja të rënda nëse nuk miratohet Reforma në Drejtësi. DioGuardi, i njohur si mik i ish- kryeministrit Sali Berisha, i ka dhënë se një mesazh të fortë politikës shqiptare, sidomos opozitës.

“Korrupsioni politik është përkeqësuar aq shumë saqë Bashkimi Evropian, me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ambasadorin amerikan në Shqipëri, janë duke e kërcënuar Shqipërinë me pasoja të rënda nëse qeveria shqiptare nuk miraton reformat e rekomanduara nga një Komision Special Evropian, përkatësisht për të reformuar drejtësinë e cila është e qartë se është e korruptuar dhe e kontrolluar nga elitat politike qeverisëse të të dyja partive politike, që konkurrojnë për pushtet e para në Shqipëri, ndërkohë që shumica e popullit vuan”, tha ai.