“Të zezat” e sistemit të drejtësisë pritet të dalin shpejt në sipërfaqe sapo të fillojë procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose procesi i njohur si veting. Euralius ka depozituar në Kuvend draftin e ri të këtij ligji të përmirësuar duke reflektuar marrëveshjen e orëve të vona në ndryshimet kushtetuese. Nga këto përmirësimi, padyshim më interesanti ngelet neni 50, i futur rishtaz, dhe që sjell konceptim e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Ky nen synon që përmes “spiunëve” të shpartallohen të gjitha rastet e korrupsionit ndër vite, duke përjashtuar kështu të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë marrë ryshfet. Në këtë nen, thuhet se një person që ka dhënë para në këmbim të një vendimi gjyqësor apo të ndikimit në hetim, mund ta ankohet në SPAK, tek Prokuroria e Posaçme.
/Shqiptarja.com