Jovan Basho: Keqardhje, Fakultetin
po e shkatërrojnë vetë profesorët

Jovan Basho: Keqardhje, Fakultetin<br />po e shkatërrojnë vetë profesorët
TIRANE - Një tjetër profesor i njohur dhe i respektuar thuajse nga të gjithë në QSUT, Jovan Basho, i ka dërguar një letër të gjatë dekanit Bajram Hysa, letra në fakt që këtë periudhë janë të shumta në QSUT, mes profesorëve. Ai shpreh keqardhje për atë që ka ndodhur në këshillin e profesorin, ku sipas tij, një pjesë profesorësh prej vitesh kanë ndikuar me punën e tyre në shkatërrimin e mjekësisë shqiptare. Profesor Basho i bën thirrje dekanit Hysaa që të mos u shërbejë më atyre.

“Unë e respektoj dhe e dua shumë pedagogen time të nderuar Elsa Kone, e natyrisht vota ime do të ishte për të, duke votuar në mënyrën më demokratike. Por unë, nuk mund të jem kurrë dakord me procesin ektremalisht të ulët që u munduat të na servirnit ju dhe zoti Thereska, proces i parapërgatitur, që të kujton veprimet më të shëmtuara të shqiptarëve në kohën e largët të Perandorisë Osmane, ose mbledhjet që ish komunistët bënin nëpër bunkerë, në fillimet e të themi demokracisë shqiptare.

Duke i parë gjërat e ndodhura këto vitet e fundit në Fakultetin e Mjekësisë e në QSUT dhe ngulmimin e pakuptimtë për të mbajtur në mënyrë tërësisht të paligjshme postin e Kryetarit të Këshillit të Profesorëve (justifikimet me shkresa mendoj se nuk kanë asnjë bazë, se asnjëri prej nesh nuk është aq i lehtë sa të besojë letra të shkruara pikërisht me qëllim justifikimi, me ngulmimin e dëshpërueshëm për ti bazuar ato në ligj), më bëhet të besoj të gjitha ato që thuhen me zë e nën zë për marrjen e të drejtës për specializime, doktoratura, mënyrën se si ato mbrohen etj, etj.

Kur risjell nëpër mend ato që pashë e dëgjova them: ç’të keqe ka që të caktohet një datë zgjedhjeje, të konkurrojnë kandidatët në mënyrën më të ndershme e të fitojë kush të dojë me kusht që të marrë votat e shumicës, e pasi të mbushet viti të përgatisë vetë rizgjedhjen e tjetrit, duke u mbajtur mend për mirë e si njeri që e përmbushi më së miri detyrën e tij.

Veç sa herë mendoj këto gjera më kujtohen veprimet e mbrapshta e shkatërrimtare të atyre profesorëve që i nderoja e me të cilët krenohesha kur isha student, njerëz me të cilët lidhen të gjitha paudhësitë e ndodhura vitet e fundit e që përbëjnë turpin më të madh për mjekësinë shqiptare, paudhësi që lidhen pikërisht me këta njerëz e që ju e dini mirë se kush janë, e që për fat të keq u shërbeni”, - përfundon letra e profesor Jovan Bashos.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 20.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!