Jozefina Topalli: Si rrezikova
jetën në Vlorë, 15 vjet më parë

Jozefina Topalli: Si rrezikova<br />jetën në Vlorë, 15 vjet më parë
Në karrierën e saj të gjatë si politikane duke arritur majat si kryetare e Kuvendit për 8 vjet, gjatë qeverisjes së demokratëve, 2005-2013, deputetja e Qarkut të Shkodrës, Jozefina Topalli, të memorizuar edhe një histori të dhimbshme, e cila daton 15 vjet më parë. Topalli ka folur për herë të parë në nj e4mision televiziv për ngjarjen në Vlorë, gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale të vitit 2000, kur ajo është kërcënuar nga një grup i armatosur.

Topalli tregon se ishte duke udhëtuar për një takim elektoral, disa persona të armatosur me kallashnikovë ndaluan automjetin me të cilin ajo udhëtonte.

Ajo rrëfen se dikush i armatosur me kallashnikov, theu xhamat e automjetit dhe i drejtoi armën në kokë duke e pyetur se cila ishte. “I thashë se isha Jozefina Topalli dhe se po shkoja në Vlorë për fushatë. Por ai vazhdonte të më pyeste se çfarë kërkoja aty

Në atë moment nuk po mendoja gjë tjetër veçse për djalin tim të vogël. Nxorra celularin dhe tentova ta telefonoj për herë të fundit, por personi i armatosur nuk më lejoi”, tha Topalli. Më pas, vijon ajo, shoferi me një manovër, i dha gaz automjetit dhe u shkëputën nga agresorët. Topalli tregon se i shoqi kishte mundur ta mësonte lajmin përmes një televizioni të kohës, i cili e kishte dhënë me titra se Jozefina Topallit i ishte bërë atentat në Vlorë.

 “E mora tim shoq dhe e qetësova. Nuk i thashë gjë se çfarë na kishte ndodhur, por i thashë se nuk ishin të vërteta. Ndërkohë djali kishte dëgjuar vajzën që i kishte lexuar titrat me zë të lartë dhe kishte nisur të qante me të madhe”, rrëfeu Topalli.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit