Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një foto e cila tregon historinë e dhimbshme të familjes së saj.
Përbri fotos, Topalli shpjegon dhe kuptimin që mbart fotoja, si edhe tregon historinë e dhimbshme të familjes së saj, një histori që prek pjesën më të madhe të shqiptarëve.
Nga Jozefina Topalli
Te dashur miq.
Para disa ditesh duke vizituar Porto Palermon, Xhoana Topalli gjeti te gdhendur ne muret e saj emrin e xhaxhait , Ferdinand Topalli.
Ferdinandi ishte 12 vjec kur e internuan aty bashke me te vellain , Kolec Topallin 10 vjec , te motren Suzana Topalli 16 vjece dhe nenen e tyre. Nderkohe vellain 18 vjec Genarin e kishin futur ne burg bashke me te atin.
Familja e tyre u ndeshkua per fajin e vetme se Nush Topalli ishte nje tregtar i madh dhe i biri tjeter ( 20 vjec) u arratis nga vendi.
Sic shihet ne foton poshte , ishte 10 Dhjetor 1949.
Nderkohe, ne Shkoder sundonte nje frike e terror i padegjuar.Familje te shumta u internuan ne Tepelene dhe Porto Palermo.
Fotoja poshte eshte nje shenje e nje historie te dhimbshme , jo thjesht per familjen tone.
Ne ate kamp kane vdekur nga uria e kushtet e tmershme shume femije.
Ajo eshte nje thirrje per kujtese.
Per mua e familjen time eshte thellesisht prekese sepse pas dy ditesh qe gjetem te gdhendur ne mur nga nje femije 12 vjec emrin e tij e daten e internimit , njeriu jone i dashur Ferdinandi ndrroi jete.
Ishte nder njerezit me te drejte e me te ndershem qe mund te njohesh ne jete.
I dashur , i gjetshem dhe i papertueshem me t’u gjend ne cdo kohe.
Vetem po ta pyesje, fliste per vitet e internimit;
natyrisht pa urrejtje dhe me buze ne gaz.

Ferdinand Topalli, i internuar në Porto Palermo
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com