Reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson (Arian Asllani), ka sjellë një moment të veçantë në episodin më të fundit të serisë së tij të njohur “FTD”, ku i ftuar ishte kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani.
Atmosfera bëhet edhe më interesante kur Bronson e sfidon të ftuarin e tij të flasë shqip. Në një moment që po bën xhiron e rrjetit, kryebashkiaku i NYC dëgjohet duke thënë: “Ju bëftë mirë”, nën drejtimin e reperit shqiptar.
Menjëherë pas kësaj, Mamdani pyet për kuptimin e shprehjes, ndërsa Bronson i shpjegon se është një urim tradicional shqiptar që përdoret gjatë vakteve.
Episodi është vlerësuar si një nga më të veçantët e “FTD”, duke ndërthurur kulturën, ushqimin dhe humorin. Megjithatë, ishte pikërisht momenti me shqipen ai që mori vëmendje të veçantë nga publiku shqiptar në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht online.
Komente










