Sot besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin dhe figura të njohura nga muzika dhe arti kanë uruar familjarët, miqtë dhe fansat e tyre. Mirëpo urimi pikant nga Sara Hoxha, nxori edhe një herë në pah se deri ku arrin mllefi me një show.
Big Brother Albania është kthyer në ngjarjen më të rëndësishme këto muaj në Shqipëri për shumicën e shqiptarëve, të cilët për pos halleve dhe problemeve të shumta mbajnë dhe barrën e dinamikave të show–t dhe banorëve.
Disa madje e kanë marrë aq seriozisht këtë show, sa në rrjet shikon kërcënime, sharje, ofendime të llahtarshme ndaj organizatorëve, lojtarëve, por dhe njëri-tjetrit. Një nga këto komente është publikuar nga vetë pronarja e Top Channel dhe organizatore e këtij show, Sara Hoxha.
Një komentuese i shkruan:
“Ja shkatërruat lojën që u shkatërrofshi familjarisht o Allah se ma të këqija se ju motrat bashkë me Arbanën s’kisha parë. Po Zoti ka me u qit ndonjë sëmundje që as leku s’ka me ju kry punë mbaje mend këtë fjalë. Ju shkatërroftë plumbi ju vraftë”, shkruan komentuesi.
Ndërsa Sara i përgjigjet se e gjitha është lojë:
“Gëzuar Ramazanin të gjithëve! Teksa vijmë ne përfundimin e këtij muaj të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit, dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet ashtu edhe ne te vërtetë. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë, kolegët e mi dhe banoret kërcënohemi dhe fyemi çdo ditë. Dëshiroj t'ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka behet #nekuadertelojes. Shikim te këndshëm!"
Ndaj merreni më qetë o njerëz, boll halle keni, mos i shtoni vetes të tjera me Luiz, Kiara e Efi, shkruajti ajo.
Ashte loje vertete por e manipoluar nga produksioni, prandaj revoltohen njerzit.
PërgjigjuPo ti spo revoltohesh se po tw vjedhin qeveritaret cdo dite o i mbaruar, paske hallin e Luizit
Kur nje program ndikon keq,duhet nderprere. Mediat qe demtojne kane EDHE PERGJEGJESI
Përgjigju