JU FTOJMË TË MERRNI PJESË NE "ORËT E HAPURA", DATË 19 MAJ ORA 11:00 NË ZYRAT QENDRORE TË PROCREDIT BANK, LAPRAKË

“BANKIERËT E RINJ” është një program integrimi i dizenjuar nga Grupi ProCredit me qendër në Gjermani, që siguron staf profesional e të dedikuar për rrjetin e tij të institucioneve financiare të shtrirë në 21 vende. ProCredit Bank beson se aksesi financiar dhe shërbimi profesional i stafit kanë rëndësi jetike për bizneset e vogla dhe të mesme që janë kontribuesit kryesorë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
17 vite të sukseshme bazohen veçanërisht në një fakt: Investimin në njerëzit e Procredit Bank dhe njohjen e meritës së tyre ne çdo sukses të bankës.

Prandaj ne kerkojmë më të mirët, ne kërkojmë: Bankierin ProCredit

Nëse dëshironi të bëheni ky Bankier dhe:
1. Jeni diplomuar në degët ekonomi, financë, apo profil të ngjashëm
2. Keni 1 -2 vjet experiencë pune në kompani kontabiliteti, kompani sigurimesh, shitje apo telekomunikacioni
3. Kërkoni hapësira zhvillimi profesional dhe sfida të reja
4. Jeni dinamikë dhe të gatshëm për të punuar në grup
5. Keni aftësi të mira komunikimi

Aplikoni Online, (që është e vetmja formë e vlefshme aplikimi) në faqen e internetit të bankës sonë www.procreditbank.com.al dhe ky aplikim duhet të përfshijë:

1. Formatin tonë standard të CV
2. Letër motivimi (deklaratë në të cilën ju të shpjegoni motivimin tuaj të aplikimit)
3. Një fotografi

Në këtë program ju do të përgatiteni dhe do të merrni njohuritë e nevojshme në këto linja:

1. Njohuri Teknike
2. Mjedisi Makroekonomik
3. Sektori Bankar
4. Komunikim

Kandidatët e përzgjedhur për të ndjekur programin marrin një pagesë gjatë periudhës 6-mujore që përshtatet respektivisht me eksperiencat e tyre të mëparshme.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore

JU FTOJMË TË MERRNI PJESË NE "ORËT E HAPURA", DATË 19 MAJ ORA 11:00

NË ZYRAT QENDRORE TË PROCREDIT BANK, LAPRAKË

Ditët tona të Vlerësimit do të jenë datën 16 Qershor 2012

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje