'Ju ka zënë makthi', Flamur Noka: Harrojeni se keni shpëtim, po iu shtrëngohet laku

Deputeti i PD, Flamur Noka, nga foltorja e Parlamentit, i quajti ministrat dhe deputetët socialistë “bandë hajdutësh” të frikësuar nga drejtësia.

Ai akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj për luks të shfrenuar dhe shpenzime marramendëse nga familja e tij, duke përmendur 860 mijë euro blerje online.

“Të mbrosh krimin, korrupsionin vetëm ju e bëni. Çdo njeri në këtë vend e ka të pamundur të kuptojë se pse ju  mbroni luksin e shfrenuar, vjedhjet e jashtë çdo perceptimi të lali vjedhësit. Si mund të quhet normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje vetëm online. 860 mijë euro të brendshme fustane bizhu, o Pandi a e kupton? Ku ka gjë më të turpshme që kryeministri të shkojë në bashkinë e qytetit dy herë pasi kryetari u arrestua? Ku është parë kjo. Si mund të flisni ju për shtet ligjor për shtet të së drejtës?  Ju ka kapur makthi dhe harrojeni se keni shpëtim.  Këta kanë Nesti Angoni gjithësecili. Këta këtë siklet kanë të gjithë. Quani sukses, i qanka djali lali vjedhësit atje dhe për këtë ligji nuk duhet të veprojë. Po Jamarbër Malltezit që e kishte vajzën  e sëmurë nuk i qanin fëmijët? Po ju shtrëngohet laku prandaj bëni si të dhimbsur, a skuqeni kur u dilni njerëzve përpara”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Debate në Kuvend për arrestimin e Veliajt/ Bardhi: Ministri Hoxha të japë dorëheqjen, gënjeu për tubimin para GJKKO! Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Trump-Starmer bisedë telefonike! Në fokus të diskutimeve, marrëveshja tregtare SHBA-Britani dhe Ukraina

Trump-Starmer bisedë telefonike! Në fokus të diskutimeve, marrëveshja tregtare SHBA-Britani dhe Ukraina