Vëllai i 25-vjeçarit Kevin Muharremi, i cili u vra pak ditë më parë në Itali, ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje bashkëatdhetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve që po qarkullojnë në emër të familjes së tyre.

Në një reagim të publikuar në faqen e biznesit që ai administronte së bashku me të vëllain, Elvis Muharremi ka sqaruar se familja nuk ka hapur asnjë llogari në platformën GoFundMe apo në ndonjë faqe tjetër për mbledhje fondesh.

Ai thekson se çdo iniciativë e tillë është mashtrim dhe u kërkon të gjithëve të mos dërgojnë para askund, duke i lënë familjarët të përjetojnë në qetësi dhimbjen e tyre të madhe.

“Jam Elvis Muharremi vëllai i Kevin Muharremit që është vrarë më 14 shkurt 2026. Ne nuk kemi hapur asnjë lloj llogarie apo GofundMe që të na ndihmoni. Ju lutem shumë mos hidhni lek askund. Na lini të qetë në dhimbjen tonë”, shkruan ai.

Kevin Muharremi, 25 vjeç, u vra  në agim të 15 shkurtit, ndërkohë autor i krimit është 20-vjeçari shqiptar Renato Xyke.

I riu u godit në qafë nga një plumb i qëlluar nga një ‘SUV’ që i ishte afruar paralelisht automjetit të tyre.Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri në një lokal në Capanne, në Montopoli Valdarno. 

Postimi i vëllait të viktimës në rrjete sociale

Foto: Faqja e hapur me qellim për të përfituar të ardhura