‘Ju lutem qëndron në shtëpi’, mjeku shqiptar në Itali: Koronavirus rrezikon dhe të rinjtë, mos e neglizhoni

Koronavirusi prek edhe të rinjtë dhe disa prej tyre janë të shtruar në reanimacion, prandaj nuk duhet ta neglizhojë askush këtë virus me idenë se prek vetëm të moshuarit. Ky apel u bë nga mjeku shqiptar në Arezzo të Italisë,  Genc Kapxhiu gjatë një lidhje live në Report Tv.

Kapxhiu tha se në Arezzo ka dhe të rinj të prekur nga koronavirusi, dhe dy prej tyre ndodhen në reanimacion, ndërsa bëri thirrje që e vetmja mënyrë që kjo të shmanget është izolimi në shtëpi dhe një higjienë e mirë.

Sa për trajtimin e saj, mjeku shqiptar tha se nëse personat paraqesin vetëm temperaturë mund të qëndrojnë në izoluan në shtëpi pasi u bëhet trajtim simptomatik, në spital shtrohen ata që paraqesin komplikacione të tjera sidomos me frymëmarrjen.

"Sot në Toscana ka rreth 1 mijë të sëmurë me koronavirus. Në provincën tonë janë 74 të sëmurë. 7 prej tyre janë në reanimacion. Pjesa tjetër e të sëmurëve janë në shtëpi, pa simptoma respiratore të rëndësishme. Situata për momentin është e qetë, por nga momenti në moment mund edhe të ndërlikohet prandaj masat që janë  marrë janë shumë të rrepta.  Ka edhe të rinj që kanë rezultuar të prekur në qytetin tonë prej 100 mijë banorësh. Vetëm dy të rinj janë në reanimacion, por ata kanë pasur edhe komplikacione të tjera shëndetësore. Trajtimi është i bazuar në bazë të intervistës me pesë pika të bërë nga emergjenca. Pavarësisht moshës së pacientit, i ri apo i vjetër, nëse ka vetëm temperaturë dhe jo probleme respiratore, do të thotë se mund të rrije normalisht në shtëpi, i izoluar në dhomën e tij, dhe të bëje vetëm trajtim simptomatik.  Problemi ndryshon, ku përveç temperaturës ka edhe simptoma të tjera klinike. Atëherë ndërhyn emergjenca dhe bëhet izolimi i pacientit. Ndërhyrjet janë shumë të rrepta dhe të sakta.  Sipas të dhënave sot është data që duhet të ulet numri i pacientëve të prekur me koronavirus.  Brenda 3 javësh numri i pacientëve duhet të jetë i reduktuar. Megjithatë këto janë data epidemiologjie. Kryesore është vetëizolimi i pacientëve. Në këto raste ne jemi të parët që merremi me pacientët. Nga shtëpia deri në reanimacion. Situata nuk është e thjeshtë. Në këtë rast nuk është aspak e thjeshtë. Megjithatë është detyra jonë, kemi zgjedhur ta bëjmë dhe ecim përpara me kokën lart", tha Kapxhiu

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:38
Në karantinë në Çeki, çifti shqiptar: Djali në front, ne po bëjmë maska për fëmijët e vegjël (VIDEO)

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi edhe në Çeki, ku qeveria ka vendosur karantinën me detyrim për të gjithë, ndërsa të moshuarit dalin vetëm në orarin 10:00-12:00 të ditës jashtë.

Një familje shqiptare që është zhvendosur prej disa vitesh në Ostrava rrëfen se situata është alarmante, ndërsa maskat janë me urdhër, që të përdoren me kufizim. Nisur nga kjo situatë, çifti shqiptar Aleksandër dhe Suzana Prifti nën tingujt e muzikës shqiptare tregojnë se po bëjnë maska për fëmijët çekë.

"Nuk jam rrobaqepëse, në karantinë kontribuoj për fëmijët e vegjël për të bërë maska. Janë 60 copë deri tani, Zoti i ndihmoftë të gjithë nënat dhe fëmijët e tyre" thotë Suzana.

Ndësa bashkëshorti i saj, Aleksandri thekson se djali i tij është doktor në grupin e mjekëve në frontin e parë të luftës me koronavirusin. "Në ndihmë të popullit çek, po përgatisim maska të thjeshta, për këdo që dëshiron ta vendosë për t'u mbrojtur nga spërklat e pështymës. Kam bërë 90 copë. Do i shpërndajë djali, doktor që është në grupin e mjekëve të spitalit dhe në shërbim të punonjësve" tha ai.

Ora 18:27
Apeli nga Milano i mjekut për shqiptarët: Rrini brenda e merrni frymë vetë ose dilni dhe përfundoni në spital me tub në gojë

Në frontin e parë të luftës me koronaviursin në Itali është edhe një mjek shqiptar, Albert Troci. Nga Milano në një lidhje me Skype me gazetarin në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv, doktori teksa rrëfen gjendjen në vendin fqinj ka edhe një ape të drejtpërdrejtë për shqiptarët.

"Mesazhi është që është më mirë të rrish në shtëpi dhe të marësh frymë me gojën dhe hundën tënde sesa të dalësh jashtë dhe të gjendesh në një spital me një tub në gojë. Kjo është imazhi më drastik që mund ti përcjellësh një personi. Është shumë e lehtë, por për disa është e vështirë se jo të gjithë kanë mundësi. Tani sikur dihet Lombardia po merr masa më të ashpra, pasi ka njerëz që dalin dhe bëjnë vrap.

Piku në Itali nuk ka arritur akoma, pasi ajo që shikojmë është cfarë ka ndodhur 10 ditë më parë. Në spitalin tim po bëhemi gati për betejën e Milanos. Nga e diela mendohet se mund të jetë piku, por nuk ka probabilitet të lartë.

I keni shërbyer ndonjë pacienti shqiptar? Fatmirësisht deri tani nuk kam pasur, kjo nuk do të thotë se nuk ka. Në spitalin ku punoj nuk ka. Po mundohemi për ndihmën e pacientëve në territor. Pacientët që janë të shtruar nuk është se janë ato vetëm me moshë të lartë, por edhe të rinjtë. Urdhri është që të rrini në shtëpi.  Lombardia ka kërkuar ndihmë, pasi vendet po mbarojnë. Situata është e vështirë, por shpresojmë që masat që janë marrë në ktë luftë, janë izolimi, karantinimi dhe distancimi social" tha ai.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja