Trupi shpesh herë na përcjell mesazhe dhe ne i refuzojmë ato ose i neglizhojme duke mos u dhënë rëndësinë e duhur. Pasojat vijnë më vonë kur zbulojmë diagnozën. Ka njerëz të shumtë që vuajnë nga infertiliteti por duke qenë të pavëmednshëm nuk e kuptojnë këtë. Nëse ju po kryeni marrëdhënie të pambrojtura për 6 muaj deri në një vit, dhe ende nuk keni ngelur shtatzënë atëherë keni një problem.

Simptomat varen nga ajo çfarë po e shkakton infertilitetin. Shumë sëmundje e bëjnë të vështirë të mbetni shtatzënë.

Simptomat e infertilitetit në gra:

Perioda jonormale. Gjakosja është më e lehtë ose më e rëndë.

Perioda pa rregull. Numri i ditëve mes çdo periode ndryshon çdo muaj.

Mungesa e periodave. Kurrë nuk keni pasur perioda, ose ato thjesht ndalen.

Perioda të dhimbshme. Mund të ndodhë të keni dhimbje shpine shumë shpesh.

Ndryshime në lëkurë, shtim i akneve.

Ndryshime në libido.

Qime të zeza në gjoks, mjekër dhe buzë, humbje flokësh, shtim peshe.