Çdo qytetar mund të denoncojë pranë Ministrisë së Brendshme tentativat e shit-blerjes së votave.
 
Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, ka miratuar ngritjen e një platforme telefonike 24-orëshe (069 413 7777), për raportimin e rasteve të shit-blerjes së votës.
 
Qytetarët mund të denoncojnë edhe përmes aplikacioneve WhatsApp apo dhe Viber.

denoncimi numri
(Numri ku mund të denonconi shit-blerjen e votës)
 
Po në këtë numër qytetarët mund të denoncojnë edhe përfshirjen e punonjësve të policisë në mbështetje të subjekteve elektorale dhe për të gjithë krimet e tjera elektorale.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com