Dashi 21. mars - 20. prill
Ju pret një ditë pozitive dhe interesante ndaj përfitoni për të sistemuar disa gjëra të lëna pezull. Ka ardhur momenti që të rregulloni disa situata, në mënyrë që të shihni frytet gjatë pranverës.
Demi 21. prill - 21. maj
Dita do të jetë nën ritmin e duhur dhe gjatë saj duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj debateve, sidomos ndaj personave që ju janë kthyer kundër. Bëhet fjalë për një fazë kalimtare, e cila do të zgjasë deri mbrëmjen e së dielës, ndaj mundohuni që të rezistoni. Bëni mirë që të shmangni polemikat dhe ti lini gjërat të rrjedhin normalisht.
Binjaket 22. maj - 21. qershor
Kjo e shtunë do të nisë në mënyrë shumë të ngadaltë, por me kalimin e orëve çdo gjë do të sistemohet, sidomos në dashuri. Mundohuni që t’iu përkushtoheni më shumë ndjenjave me njeriun e zemrës, pasi kjo gjë do ju ndihmojë që të harroni çdo shqetësim të lindur nga puna. Mund të ketë ndonjë dyshim, si pasojë e ndikimit të kundërt të Mërkurit, ndaj bëni kujdes.
Gaforrja 22. qershor - 22. korrik
Pavarësisht se gjatë kësaj dite do të keni planetet kundërt, do të arrini që të nxirrni gjërat më pozitive. Ndonjë problem mund të ketë edhe në punë, ose ndoshta mund të keni ndonjë dyshim, lidhur me atë që do të bëni. Do të arrini që të hiqni çdo pasiguri gjatë vitit që vjen, ku do të shënohen edhe fitore sa i takon sferës profesionale.
Luani 23. korrik - 22. gusht
Dita do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj janë mjaft të favorizuara takimet dhe raportet ndërpersonale. Nëse ju duhet që të sqaroni diçka më mirë bëjeni gjatë kësaj dite, pasi më tej Hëna do ju kthehet kundër.
Virgjeresha 23. gusht - 23. shtator
Gjatë kësaj dite këshillohet që të lini çdo gjë që të rrjedhë lirisht në dashuri. Kjo këshillë vlen edhe për gjithë vitin që do të vijë, por veçanërisht për fundjavën, e cila do të dhurojë emocione të bukura, sidomos për ata që janë vetëm. Bëni mirë që të shikoni përreth, pasi takimet speciale janë mjaft të favorizuara.
Peshorja 24. shtator - 23. tetor
Ju pret një e shtunë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të Hënës dhe Venusit, të cilët do ju ndihmojnë veçanërisht për të rikuperuar dashurinë. Ndonjë problem mund të ketë edhe në punë, gjë që do ju shtyjë drejt zgjidhjeve drastike.
Akrepi 24. tetor - 22. nëntor
Dita do ju gjejë mjaft nervoz dhe gjatë saj duhet të ruani qetësinë. Mundohuni që të mos humbni kohë dhe të veproni me qetësinë maksimale, në çdo gjë që do të bëni. Duhet të bëni vetëm gjërat më të domosdoshme.
Shigjetari 23. nëntor - 21. dhjetor
Ju pret një ditë shumë pozitive në sajë të ndikimi të Hënës dhe Venusit. Do të keni mundësi që të shijoni fundjavën dhe të organizoni diçka emocionuese dhe zbavitëse. Përfitoni nga këto dy ditë, për të bërë diçka interesante me njerëzit që keni më shumë përzemër.
Bricjapi 22. dhjetor - 20. janar
E shtuna do të jetë mjaft pozitive, ndaj flisni sinqerisht dhe sqarohuni me dikë me të cilin keni lënë diçka pezull. Nuk do të keni dëshirë për të humbur kohë, por duhet të veproni.
Ujori 21. janar - 19. shkurt
Dita do të jetë mjaft pozitive, sidomos sa i takon ndjenjave. Jeni në një fazë rikuperimi, gjatë së cilës do të ndiheni të qetë. Mjaft të favorizuara janë emocionet e sinqerta dhe takimet e reja. Bëni kujdes në punë, pasi duhet ti bëni mirë llogaritë.
Peshqit 20. shkurt - 20. mars
E shtuna do të jetë mjaft pozitive dhe intriguese në sajë të ndikimit të Saturnit, i cili do të jetë në anën tuaj. Sa i takon ndjenjave, çdo gjë që do të lindë tani, do të bëhet shumë e rëndësishme në të ardhmen.