DASHI 21. mars - 20. prill
Sot me ne fund ata qe kane një lidhje do mund te flasin me hapur me njeri-tjetrin dhe do i zgjidhin mosmarrëveshjet. Do e pranojnë se te dy palët kane bere gabimet e tyre. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do e kuptojnë se cili është shpirti i tyre binjak. Ne planin financiar, edhe pse gjendja do jete e qëndrueshme mire është te mos ndërmerrni shume rreziqe duke shpenzuar pafund.
DEMI 21. prill - 21. maj
Mjedisi yjor nuk do jete aspak i mire gjate kësaj dite. Nuk do përjetoni momente te gëzuara e te kënaqshme, përkundrazi do ndiheni shpesh si te izoluar. Beqaret do futen ne mosmarrëveshje me personat qe kane kohe qe i pëlqejnë dhe kjo për shkak te punës. Për financat yjet do jene me te favorshme. Nuk do pasuroheni, por te paktën situata do jete e stabilizuar.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Ju e zotëroni ne perfeksion artin e te dalin nga situatat e vështira dhe me shume delikatese madje. Edhe vete do habiteni sesi do e mbani nen kontroll marrëdhënien ne çift. Beqaret pa u lodhur shume do e gjejnë shpirtin binjak me te cilin mund te fillojnë te sigurt një lidhje afatgjate. Nëse doni qe edhe situata financiare te mbetet e mire duhet te bëni kujdes me shpenzimet.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Dita e sotme do jete dita e shumëpritur për ju qe jeni ne çift. Momentet e pasionit dhe emocioneve te forta duket se nuk do kenë kufi. Edhe beqaret do kenë një dite me fat. Do takoni dike te shenjës se Dashit ose te Luanit. Mundohuni te kujdeseni sot edhe për faturat qe duhet te paguani. Vendosni pak rregull ne planin financiar dhe nuk do keni probleme. Mund t’ia dilni!
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Ju qe jeni ne çift do dashuroni edhe me shume sot. Do keni dëshirë ta përmirësoni jetën sentimentale dhe do ia dilni mbanë. Bravo! Beqaret do marrin iniciativën te bëjnë një takim. Pushteti juaj joshës do te testohet dhe rezultati do jete mjaft pozitiv. Jupiteri do ndikoje tek financat. Tregohuni me vigjilente me shpenzimet ne mënyrë qe te mos keni probleme te mëdha.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Ndikimi i Merkurit do iu beje qe te gjeni kohen te merreni paksa me partnerin. Edhe pse do keni gjera te rëndësishme për te bere, prioritet do te jete lidhja juaj. Nëse jeni beqare, gjerat do te ndryshojnë. Personi qe do takoni do iu pëlqejë aq shume saqë do mendoni menjëherë për martese. Me financat do keni fat dhe kjo do iu beje te jeni me optimiste për te ardhmen.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Për pjesën me te madhe te çifteve do ketë turbullira. Gjithsesi lidhja juaj është e forte dhe do e përballojë edhe këtë faze te vështirë. Hëna do e beje jetën sentimentale te beqareve paksa te paqëndrueshme. Mos u shqetësoni vërtet nuk do vije dashuria qe kërkonit por do ia kaloni mire. Ne planin financiar edhe ju do te rrethoheni nga fati. Do bëni edhe disa shpenzime qe i kishit menduar prej kohesh.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Venusi do iu premtoje çifteve sot momente te paharrueshme. Do ketë edhe çaste qe do arrini ne ekstaze. Beni te gjitha ato qe doni pa u limituar për asgjë. Beqaret do kenë një dashuri me shikim te pare. Jeta sentimentale do gjallërohet se tepërmi. Ne planin financiar do keni dy aleate, Diellin dhe Jupiterin. Ata do iu mbështesin për te përmirësuar sa me shume buxhetin.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Do keni një marrëdhënie te mire me partnerin sot dhe do flisni për çdo gjë me te. Nuk i mbani asnjë te fshehte njeri-tjetrit dhe kjo e bën lidhjen tuaj edhe me te forte. Beqaret do te joshin shume sot. Do filloni një aventure te bukur qe do iu sjelle mjaft kënaqësi. Për dashurinë e vërtetë duhet te prisni edhe pak. Me financat duhet te tregoheni te matur dhe te organizuar.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Klima për çiftet duket se do përkeqësohet sot. Nëse doni ta joshni partnerin, sigurohuni qe ai t’i ketë sytë hapur dhe t’iu shohë. Do jete aq i mërzitur me ju saqë mund t’iu lëshojë edhe një ultimatum. Merrini gjerat me seriozisht. Personi qe do takojnë sot beqaret do i shtyje drejt aventurave. Do ia kaloni mire. Me financat gjerat do shkojnë mire dhe ato do jene te stabilizuara.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Dita e sotme do jete plot ngjyra dhe dëshirat tuaja për jetën sentimentale do fillojnë te realizohen një e nga një. Beqaret do kenë një takim me serioz. Me personin qe do takoni do krijoni një lidhje afatgjate dhe romanticiteti do iu pushtoje. As vete nuk e kishit menduar qe gjerat te shkonin kështu. Do keni tendence t’i hidhni leket nga dritarja sot dhe financat do përkeqësohen mjaft.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Gjithçka do shkoje mire sot ne planin sentimental. Kujdes, mos u tregoni me posesive sesa duhet sepse partneri mund te mërzitet. Yjet do te favorizojnë dashurinë e beqareve. Mos humbni asnjë mundësi për takim dhe pranoni ftesat qe do iu bëhen. Është dita juaj! Te ardhurat do marrin tatëpjetën. Gjeni mënyrën e duhur për t’i rregulluar, pa qene ende shume vone.