Gjatë ditës së sotme u riatdhesuan me dëshirë 178 persona. Zyra Franceze për Migracionin dhe Integrimin, ka bërë të mundur transportin e 178 shtetasve shqiptarë, të cilët janë kthyer vullnetarisht në Shqipëri, pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil nga autoritetet franceze.
Policia njofton se të tjera fluturime riatdhesimi vullnetare apo të detyruara, priten në javët që pasojnë, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit.
Vetëm në këto dy muaj janë kryer 156 operacione riatdhesimi, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit, ku janë riatdhesuar 1 044 shtetas.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com