Ju refuzua vizita në Kosovë, Vuçiç:
Nuk më kanë informua

Ju refuzua vizita në Kosovë, Vuçiç:<br />Nuk më kanë informua
SERBI-Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar e nuk është njoftuar nga institucionet e Prishtinës për sa i përket refuzimit të kërkesës së tij për të hyrë në territorin e Kosovës.
 
Ditën e mërkurë, Vuçiç kishte planifikuar një vizitë në Leposaviç, por Kosova nga ana tjetër ka vendosur kusht që në delegacionin që do ta shoqëronte kryeministrin serb, të mos bënin pjesë ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç dhe ai i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç.
 
"A do të më ndalojnë apo jo, kjo është punë e tyre", është shprehur Vuçiç në një intervistë në televizionin serb "TV Pink".
 
Ndërkohë në intervistë, kryeministri serb ka zbuluar se ende nuk e ka vendosur nëse vizita  e parashikuar në Leposaviç do të zhvillohet.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë