KORÇË-Ermira Bejko është një qytetare nga Korça, banesa e të cilës u shemb nga tërmeti që shkundi juglindjen e vendit në fillim të qershorit. Shtëpia është e pabanueshme, por Bejko thotë se grupet e inspektimit ja kanë vlerësuar dëmshpërblimin 360 mijë lek të vjetra, çka sipas Bejkos është shifër e pamjaftueshme për rikonstruksion dhe kërkon rishikim.
"Gjithë ky dëm i madh mua më ishte vlerësuar 360 mijë lek të vjetra. Firma me 360 mijë lekë nuk bën dot as një suvatim të tavanëve. Jo të bëj çatinë, oxhakun që ka rënë komplet. Morëm ekspertët e ndërtimit dhe thanë se muret janë të amortizuara dhe nuk mbajnë suva.
Nëse i bën do bien përsëri", thotë ajo, teksa shton se këto 5 muaj nuk kanë qenë aspak të lehtë për të. Është strehuar edhe në Konviktin e Studentëve vetëm për të pasur një çati mbi kokë. Por, sot Ermira Bejko është në rrugë të madhe pasi me fillimin e universitetit në konvikt janë akomoduar studentët.
"Të dal nga konvikti dhe jam në rrugë të madhe me gjithë plaçka. Unë grua e vetme. Unë jam jashtë. Ju lutem më ndihmoni. I bëj apel kryeministrit të verë dorë këtu në Korçë pasi si unë janë dhe shumë të tjerë jashtë. Do vije dimri dhe ku do ta rregulloj shpinë. Jam jashtë. Për shtëpinë nuk bëhet fjalë të ndërtohet" apelon ajo.
Në lidhje me këtë çështje nga ana tjetër, Zhaneta Lubonja drejtoreshë e Urbanistikes në bashkinë Korçë në një komunikim telefonik mohon pretendimet e zonjës.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ulja e temperaturave, uji i ngrirë krijon kristale akulli në Dibër! Ngrica edhe në segmentin e Rrugës së Arbrit (VIDEO)
24 Nëntor, 11:37
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj (VIDEO)
24 Nëntor, 11:21
-
Vrasja e rabinit Zvi Kogan, Presidenti izraelit Herzog: Sulm frikacak antisemitik
24 Nëntor, 11:20
-
Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar
24 Nëntor, 10:58
-
Vlorë/ Përdorues të telefonit dhe të dehur në timon, policia 'ndëshkon' shoferët, gjoba deri në 400 mijë lekë! 1 person në pranga
24 Nëntor, 10:57
-
'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'
24 Nëntor, 10:50
-
Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh
24 Nëntor, 10:39
-
Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë
24 Nëntor, 10:00
-
Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona
24 Nëntor, 09:55
-
Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik
24 Nëntor, 09:30
-
'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë! Djali im në intubim, ka 5 plagë në trup
24 Nëntor, 09:20