Ju të dashuruarit nuk duhet të hallakateni me gjëra të kota...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ju të dashuruarit nuk duhet të hallakateni me gjëra të kota...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju sot

DASHI 21. mars - 20. prill

Sot do kaloni momente shume euforike ju te dashuruarit dhe ne mbrëmje nuk do mungojnë as çastet romantike me qirinj. Gjithë kohës zemra juaj do ndihet e plotësuar. Ju beqaret as nuk duhet te mendoni te hiqni dore nga synimi qe keni sepse yjet do ju mbështesin dhe do mund te afroheni me atë qe pëlqeni. Me shpenzimet tregohuni paksa me te kursyer dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

DEMI 21. prill - 21. maj

Ju te dashuruarit nuk duhet te hallakateni me gjera te kota dhe ta lini pas dire partnerin tuaj pasi ai mund t'iu ike nga duart përgjithmonë. Beqaret ndryshe nga sa e kishin menduar do fillojnë te pëlqejnë dike ne rrethin shoqëror, por do luftojnë fort me atë qe do ndiejnë. Buxheti nuk ka për te qene shume i mire dhe do ju duhet te merrni para hua për t'ua dale mbanë.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Ju te dashuruarit nuk do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj dite dhe mund te keni edhe konflikte te njëpasnjëshme me partnerin. Për beqaret gjerat do ndodhin shume me ndryshe nga sa ata e kishin menduar dhe një marrëdhënie miqësore mund te shndërrohet ne diçka me tepër. Për fatit tuaj te madhe financat do mbeten te kënaqshme dhe nuk do keni aspak vështirësi.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Sot do kaloni një dite te mbushur me debate e mosmarrëveshje ju te dashuruarit. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe nga ana tjetër nuk do pranoni as gabimet e bëra. Beqaret duhet te jene te arsyeshëm pasi ne te kundërt do përballen me probleme te vazhdueshme. financat mundohuni t'i menaxhoni me sa me shume kujdes nëse nuk doni te papritura.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Sot gjerat do ju ecin aq mire ne lidhjen qe keni krijuar saqë do e ngrini ne piedestal partnerin. Ne fakt ai do ju dashuroje pafundësisht dhe pa dorashka. Beqaret me mire te mos nxitohen te hedhin hapa sepse nuk ka ardhur ende momenti me i përshtatshëm. Ne planin financiar mund te keni probleme te vogla, por qe do i zgjidhni shpejt. familjaret do jene gjithmonë pranë për t'iu ndihmuar kurdoherë.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Ju te dashuruarit do merrni disa vendime te mëdha gjate kësaj dite, por qe do pendoheni shume shpejt. Ne fakt gjithçka do e bëni ne inat e sipër. Beqaret nuk do e marrin as sot dhuratën e pritur nga yjet dhe mund te ndiheni pak keq. Ja qe gjerat nuk mund te bëhen kurrë me inat. Me shpenzimet do jeni shume te pamatur dhe mund te futeni ne një periudhe te mbushur me probleme.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Sot do gjeni zgjidhje për te gjitha problemet qe keni pasur ne çift kohet e fundit dhe do merrni fryme me lirisht. Secili do mbaje përgjegjësitë e veta. Beqaret do takojnë personat e duhur me te cilët do ja vleje me pas te fillohet edhe një lidhje. Gjithsesi tani për tani me mire te njihen si duhet. Yjet nuk do ndikojnë aspak mire ne planin financiar kështu qe do ju duhet ta dyfishoni përkujdesen.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Kjo do jete një nga ditët tuaja më me fat. Do qëndroni me shume kohe me partnerin, do diskutoni për gjithçka me te dhe do arrini ne marrëveshje edhe për disa gjera qe ju kane sjelle probleme me pare. Beqaret do jene me më shume fat se kurrë dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Për financat nuk do keni asgjë për fare te qaheni sepse menaxhimi i kohëve te fundit ka bere qe ato te jene te kënaqshme.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Dite e mbushur me shume pasion ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia juaj ne çift do jete e shkëlqyer dhe shume do ju adhurojnë për mënyrën e sjelljes me partnerin. Beqaret do preferojnë te presin edhe pak para se te guxojnë te hedhin hapa. Ne planin financiar situata do jete shume e mire dhe nuk do ndiheni ne vështirësi për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Çdo gjë do shkojë mirë sot si për te dashuruarit ashtu edhe për beqarët. Gjithë kohës do jeni ne humor te mirë dhe te gatshëm për te ndërmarrë edhe aventura vetëm qe zemra t'iu ndihet sa me mirë. Ju që jeni ende vetëm mund të guxoni të bëni edhe ndonjë deklaratë më të fortë. Në planin financiar yjet do ju përkëdhelin pafund dhe gjendja sa do vije e do përmirësohet.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Venusi do rizgjoje pasionin dhe emocionet ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite kështu qe keni për te kaluar momente edhe me emocionuese nga me pare. Ju beqaret do keni një dite te mbushur me surpriza te njëpasnjëshme qe do ua ndryshojnë shume shpejt jetën. Me financat do jeni shume te kujdesshëm dhe do i menaxhoni ne mënyrën me te mire te mundshme. Rezultati ka për te qene i shkëlqyer.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Ju te dashuruarit me mire le te preson edhe pak kohe para se te hedhin hapa te rëndësishme sepse sjellja e partnerit ditët ne vijim do jete vendimtare. Nëse ju beqareve ju pëlqen te flirtoni gjithë kohës e pse jo te filloni edhe ndonjë aventure, sot mundësitë do i keni te mëdha. Ne planin financiar do i arrini qe te gjitha objektivat dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura