Ju zë shpesh ngërçi në këmbë? Si shkaktohet, mënyra për ta parandaluar

Ju zë shpesh ngërçi në këmbë? Si shkaktohet, mënyra për ta parandaluar

foto ilustruese

Tendosja apo ngërçi në pulpën poshtë gjurit, që mund të përhapet edhe në kofshë, shpesh tregon ngushtimin kritik apo mbylljen e tërësishme të arteries së këmbës. Kohë pas kohe tendosja ose ngërçi në pulpën poshtë gjurit, mund të shfaqet për shkak të mungesës së mineraleve në trup, më së shpeshti për shkak të djersitjes së tepërt, por shpesh tregon edhe ngushtimin kritik, por edhe mbylljen e plotë të arteries së këmbës.

Vendi i tendosjes, përkatësisht i dhembjes, tregon që problemi me siguri është në arteriet e kofshës, por mund të ekzistojnë edhe ngushtim i arterieve në gilca apo në komblik, përkatësisht në bark.

Ngërçi i këmbëve ndodh kur mbyllet arteria

Në këtë rast është i domosdoshëm kontrolli, i cili nënkupton prekjen e pulseve në këmbë dhe përcaktimin e pranisë ose mungesës së ndryshimeve në lëkurën e shputave për shkak të ishemisë.

Pastaj pason përcaktimi i indeksit kolor-dopler, me të cilin përcaktohet raporti i shtypjes së gjakut në këmbë dhe i shtypjes së gjakut në duar, të cilin mjekun e orienton se në cilën masë organizmi nuk ka mundur që nëpërmjet enëve të vogla të gjakut të sigurojë furnizim të këmbës me gjak.

Pas kontrollit, mjeku vendos a është e nevojshme të bëhet menjëherë angiografia apo incizimi i enëve të gjakut me kontrastin dhe të ndërmarrë disa nga metodat e rivaskularizimit, siç është vendosja e stentës. Në rastin kur përcakton që nuk ka ngushtim kritik të enëve të gjakut, rekomandon shërimin me barna.

Është shumë me rëndësi edhe ecja e përditshme, madje përtej kufijve të dhembjeve, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut. Është me rëndësi të madhe edhe ndërprerja e pirjes së duhanit, sepse është konstatuar që duhani përshpejton dhe përkeqëson arterosklerozën dhe domosdo çon në komplikime, nga të cilat më i vështiri është shfaqja e gangrenës.

Si t’i parandaloni dhe trajtoni?

Së pari, duhet të kuptoni që nuk ka ndonjë kurë apo ilaç magjik për ngërçet e gishtave të këmbëve. Studimet kanë treguar se as suplementet e magnezit nuk funksionojnë në këtë rast. Megjithatë mund të parandaloni shfaqjen e tyre duke: veshur këpucë më të rehatshme, hidratuar (pirë ujë), masazhuar këmbët, kryer aktivitet fizik pa sforco.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë