/ATSH-AFP/ - Lufta kundër xhihadizmit është lufta jonë kolektive si komunitet ndërkombëtar, deklaroi sot në Uashington ministri jordanez i Punëve të Jashtme, Nasser Judeh duke përmendur gjithashtu "Luftën e Tretë Botërore".
"Kërcënimi me të cilin ne jemi përballur sot është i paprecedentë", deklaroi Nasser Judeh, gjatë një samiti kundër dhunës ekstremiste, ku marrnin pjesë përfaqësuesit e 60 vendeve.
"Sfidat me të cilat po përballemi sot janë ato të një Lufte të Tretë Botërore", theksoi Judeh duke cituar propozimet e mbretit të Jordanisë.
"Këta terroristë kanë treguar se nuk kanë asnjë limit apo frenim në brutalitetin, barbarinë dhe egërsinë e tyre", nënvizoi ai.
Për sa kohë bota do ta lejojë këtë fenomen të rritet dhe të shtrihet?
Jordania ndoqi e pafuqishme ekzekutimin e një prej pilotëve të saj, i cili u dogj i gjallë në një kafaz nga organizata xhihadiste e Shtetit Islamik.
Për shefin jordanez të diplomacisë, ky lloj grupi nuk njeh asnjë kufi, asnjë fe, asnjë kulturë, asnjë etnicitet. Secili prej nesh është një shënjestër.
"Kjo është lufta jonë si myslimanë, nuk ka asnjë dyshim, është lufta jonë kolektive si komunitet ndërkombëtar", theksoi ai.
/Shqiptarja.com