SHKODËR, 31 Gusht /ATSH-Gaspër MARKU/  - Sport- Judistët e Vllaznisë, të cilët po marrin pjese në Turneun Ndëkombëtar të judo-s që po zhvillohet për dy ditë me radhë në Drobeta të Rumanisë, e kanë nisur në mënyrën më të mirë konkurimin e tyre, kur judisti i talentuar, Xhovani Shkoza, duke mundur me radhë të gjithë rivalët e tij të peshes deri në 66 kg është shpallur kampion në peshën e tij duke merituar kësisoj edhe medaljen e artë. Suksesi i Xhovani Shkozës u arrit për kategorinë e moshës  U-16 dhe U-18, ndërkohë që vetë Shkoza nuk është më tepër 15 vjeç, çka tregon për talentin e padiskutueshëm në këtë disiplinë sportive.
Në formacionin e ekipit të Vllaznisë, që me ftese të Federates së Judo-s së Romanisë po konkuron në Turneun Ndërkombëtar të qytetit Drobeta, janë edhe xhudistët e tjerë, Reoland Vasija, pesha deri në 46 kg, konkurues për kategorinë U-16, Luigji Shkoza në peshen deri në  73 kg, konkurues për kategorinë 21 vjeçarë, Angjelin Dedaj i peshes deri në 60 kg dhe  Juli Marku në peshen deri 81 kg, që të dy në kategorinë e të rriturve.
Krahas të tjerave, meritën kryesore për nivelin gjithjë e në rritje të këtij sporti në Shkodër dhe sidomos në Vaun e Dejes, ku është edhe qëndra e tij, e ka mjeshtri Anton Shkoza, i cili nga ana e tij, megjithëse prej disa vitesh në një gjendje të vështirë shëndetësore,  asnjëherë nuk është shkëputur nga palestra e judos duke qënë në krye të të gjitha seancave stervitore, çka përbën një rast unik, jo vetem në sportin shqiptar, por edhe më gjërë në arenen ndërkombëtare. /n/l/y.pa/