Pulë me jufka
Përbërësit:
- 1 pulë
- 3-4 degë trumëz
- 1 gjethe dafine
- 500 gr jufka
- 100 gr gjalpë
- Kripë, piper
Përgatitja:

Pasi e kemi pastruar pulën e vendosim të ziejë në një tenxhere me ujë, kripë, degë trumze dhe gjethe dafine.
Ndërkohë jufkat i vendosim në një tavë, i spërkasim mirë me gjalpë dhe erëza sipas dëshirës dhe i vendosim në furrë sa të marrin pak ngjyrë. Pasi pula të jetë zier, shtojmë lëngun e saj tek tava me jufka. Vendosim pulën në qendër ose mund ta ndajmë në racione. E rivendosim tavën në furrë dhe e lëmë pulën të marrë një ngjyrë të bukur dhe jufkat të gatuhen plotësisht.
MC/Shqiptarja.comKomente

