Jufka me pulë në furrë nga zonja Albana

Jufka me pulë në furrë

Përbërësit:

  • 1 pulë e vogël
  • 1 kokërr qepë
  • 400 gr jufka
  • 2 lgj gjalpë ose 4 lgj vaj ulliri
  • Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm pulën dhe e vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë që të zjejë për jo më shumë se 20 minuta. Qërojmë qepën dhe e grijmë shumë hollë. Në një tigan hedhim gjalpin ose vajin e ullirit dhe shtojmë qepët duke i kaurdisur derisa volumi i tyre të ulet. Më pas shtojmë jufkat dhe i kaurdisim gjithashtu përreth 4-5 minuta. Pasi kanë marrë një ngjyrë të artë i heqim nga zjarri dhe i shtrojmë në tavë, vendosim copat e pulës së prerë sipër. Shtojmë lëngun e pulës derisa jufkat të mbulohen, i spërkasim me pak gjalpë dhe i fusim në furrë të ngrohur më parë duke i lënë të piqen përreth 35 minuta derisa lëngu i pulës të përthithet.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Berisha nxjerr në podium 'Mis Tritolin' ndaj Ambasadës amerikane?

Ylli Pata: Pse Berisha nxjerr në podium 'Mis Tritolin' ndaj Ambasadës amerikane?