Jufka me pulë

Përbërësit:

  • 1 pulë e freskët
  • 500 g jufka
  • 50 g gjalpë
  • Kripë dhe piper i zi
  • Lisna (erzë e zonës së Dibrës)
  • Qepë sipas dëshirës

Përgatitja:

Ziejmë pulën e copëtuar me kripë dhe piper në 2 litra ujë. Jufkat i vendosim në tavë dhe i pjekim në furrë derisa të marrin pak ngjyrë. Shtojmë lëngun e pulës gati 1,5 litër dhe copat e mishit mbi jufka, shtojmë gjithashtu copa gjalpi edhe e pjekim në furrë të parangrohur me 200 ° për 30 minuta sa të piqen copat e pulës. Sipas dëshirës shtojmë një qepë të skuqur te lëngu i mishit si dhe lisna.