LAMPEDUZA- Ishulli i Lampeduzës është gati të mirëpresë Papa Franceskun. Kjo për Atin e Shejntë është vizita e parë në Jugun e Italisë.
 
Papa do të mbajë një meshë në fushën sportive “Arena” dhe momenti më prekës do të jetë hedhja e një kurorë me lule në ujërat e Detit Mesdhe pikërisht në portin e Europës, simboli i emigracionit që prej viteshkapërcejnë Kanalin e Sicilisë në kërkim të një jetë më të mirë.
 
Ky peligrinazh i Papës në vendin me probleme sociale tregon një gjest që lidh Kishën e Romës me një nga kufijtë më të komplikuar të botës.
 
Që prej viteve ‘90 ishulli ka parë shumë zbarkime me emigrantë të shumtë të ardhur nga rajone afrikane në vështirësi.
 
Nga viti 1999 deri në 2012-ën kanë mbërritur në brigjet italiane më shumë se 200 mijë persona. Ndërsa nga fillimi i vitit 2013, 4 mijë është numri i emigrantëve që kanë ardhur në ishullin Italian, të cilin e shikojnë si një trampolinë drejt Europës.
 
Edhe vendet e Bashkimit Europian kanë shprehur shqetësimin e tyre, pasi brenda zonës Shengen numri i emigrantëve të paligjshem të ardhur nga vendet afrikane është në rritje, pasi ekziston një kërcënim serioz për rendin publik e sigurinë e brendshme.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)