Jul Deda: Në politikë s'hyhet për
të vjedhur, por e kanë bërë aq pis

Jul Deda: Në politikë s'hyhet për<br />të vjedhur, por e kanë bërë aq pis<br>
I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në TV Report, aktori Julian Deda, ndër të tjera u shpreh indirekt edhe për angazhimin e tij politik në Partinë Demokratike.

I pyetur se si e sheh angazhimin e aktorëve në politike, Deda tha se nuk sheh ndonjë dramë të madhe.

Të angazhohesh në politikë është zgjedhje personale e secilit, ndërsa angazhimi social është detyrimi i të gjithëve ne” – u shpreh Deda.

Unë e shoh si gjë të mirë këtë, sepse neëse kemi menduar që politika është ujë i ndenjur dhe i bërë pis, ai ujë pastrohet vetëm nëse i shtojmë ujë të pastër. Normalisht nëse pretendohet të hyjnë të rinj, njerëz të papërlyer sikurse i quajmë në gjuhën e përditshme, të suksesshëm në fushat e veta, besoj se edhe partive politike i bën nder kjo” – tha ai.

Sa për faktin se angazhimi në politikë shpeshherë shihet si një trampolinë interesash personale, Deda e pranoi faktin se paragjykimi që ekziston jo gjithnjë është i pabazë.

“Nuk hyet gjithnjë për të vjedhur në këto instanca, por e kanë bërë aq pis sa je gjithnjë i paragjykuar”.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot