Jul Deda tregon të vërtetën
pse nuk flet me Gent Zenelajn

Jul Deda tregon të vërtetën<br />pse nuk flet me Gent Zenelajn
Aktori i njohur i humorit Julian Deda në emisionin ‘’Xing me Ermalin’’, ka reaguar mbi thashethemet se ai dhe Gentian Zenelaj nuk flasin më me njëri-tjetrin.

Pas largimit të Gentit nga Apartamenti 2XL, ka pasur zëra se aktorët nuk kanë më komunikim së bashku.

Ai ka rrëfyer se është e vërtetë që i ka shkeputur marrëdhëniet me shokun e tij të ngushtë.

‘’Kjo është 100 për qind e vërtetë. Por nuk ka ndodhur direkt pas ikjes. Ka ndodhur më vonë. Unë dhe Genti nuk kemi më komunikim bashkë. Nuk me vjen mirë, por kjo është jeta, gjithsecili ka jetën e vet. Ai dhe unë vendosëm të rrimë kështu pa folur’’, është shprehur Juli.

Po se çfarë ndodhi në të vërtetë, Juli nuk di ta thotë: “Të them të drejtën as unë nuk e di se çfarë ka ndodhur, edhe pse duket e çuditshme. Mbase e di Genti, pyete kur të vijë në emision...“ , ia kthen ai Ermali.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës