KIEV – Julia Timoshenko, ish-kryeministre e Ukrainës, e cila ndodhet aktualisht në burg për shpërdorim detyre, ka nisur grevën e urisë.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati i saj. Sipas tij, Timoshenko refuzon të marrë ushqim që prej te premtes.
Timoshenko vazhdimisht më parë është ankuar për probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në burg.
E njohur te ne përmes imazheve të revolucionit portokalli, Julia Timoshenko, e cila u bë më pas kryeministre e vendit, po vuan një dënim me shtatë vjet burg për shpërdorim detyre. Dënimi i saj u prit me skepticizëm në perëndim dhe u quajt i motivuar politikisht.
Avokati i saj tha se Timoshenko, përmes grevës së urisë po proteston “për atë që po i ndodh vendit dhe atë që po i ndodh vetë asaj në burg”. Sipas avokatit ajo ka pësuar gërvishtje në krahë dhe bark, kur është transportuar nga burgu në një spital ditën e premte.
Të premten ajo është thirrur sërish para gjykatës për një tjetër gjyq për evazion fiskal, kur ishte drejtuese e një kompanie gazi në vitet ’90, por refuzoi paraqitjen për shkaqe shëndetësore. Dënimi aktual i është dhënë në lidhje me një marrëveshje gazi me Rusinë në vitin 2009.
Vetë Timoshenko është shprehur gjihtmonë se kalvari i saj është një hakmarrje e presidentit Viktor Janukoviç.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com