Julian Deda zbulon strategjinë e
fshehtë të Bashës kundër Berishës

Julian Deda zbulon strategjinë e<br />fshehtë të Bashës kundër Berishës
Julian Deda përmes një postimi në faqen e tij në Facebook shprehet se në Partinë Demokratike ka një urdhër nga lart, nënkuptuar nga Lulzim Basha për të zbehur figurën e Sali Berishës.
 
Ai thotë se gjithë ata që mendojnë ndryshe, tashmë po sulmohen egërsisht me urdhër të Republikës së Re.
 
Aktori i njohur, Julian Deda është koordinator për artin dhe kulturën në Partinë Demokratike, dikur një mbështetës dhe sot një kritik i hapur i Bashës.
 
Statusi i Julian Dedës
Urdher i komandes se Republikes se re:
 
Te denigrohet çdo anetar partie, qe nuk mendon si shefi. Te kritikohet pa kompromis çdo elemet politik i para viteve 2013 ne PD, kohe ne te cilen drejtonte Sali Berisha. Pra, te vazhdojme shembullin e vellezerve rilindas, ku per çdo gje thuhej se “fajin e ka Saliu”.
 
Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.
 
Po si nuk ju vjen zor? Po si mund te shkelni mbi punen e tjetrit keshtu? Fakti, qe kryetari i ngrire e ka kompleks Doktorin, nuk eshte faji i ketij te fundit.
 
Shikoni pak ku shkon hileja. Lexoni pak nje nga pikat e manualit te deputetit, shikoni se çfare u kerkohej kandidateve per deputete nga zyra e propagandes e Republikes se re, qe ta artikulonin ne takime me njerezit:
 
“Flisni për arritjet e Bashës, rruga Durrës-Kukës, liberalizimi i vizave, Tuneli i Elbasanit, NATO”. Qesharake. Te gjithe e dijne se keto u bene me iniciative personale te Berishes dhe per te qene korrekt deri ne fund, meritat i takojne atij, qe merr dhe pergjegjesite per deshtimin jo dikujt, qe sukseset e te tjereve ja krediton vetes dhe deshtimet e veta ja faturon te tjereve.
 
Nese duam bashkimin dhe ringritjen duhet te flasim me ze te larte per shkaqet e verteta te humbjes. Na duhet nje lider, qe di te mbaje fjalen e dhene dhe te imponon respekt si ne fitore ashtu dhe ne humbje. Na duhet nje lider, qe nuk ben pakte te fshehta me kundershtarin dhe lincon mendimin ndryshe brenda partise. Na duhet dikush, qe aleancen e ben me popullin opozitar jo me satrapin e pushtetit. Na duhet dikush, qe del ne fushen e betejes i paster, pa komplekse, pa frike, se nuk eshte as i shitur as i blere, sepse paktin e ka me popullin jo me pushtetin.
 

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik