Juliana Pasha braktis “E diell”

Juliana Pasha braktis “E diell”
Këngëtarja Juliana Pasha është larguar nga rubrika “Dyshja fantastike” e programit “E diell” në Top Channel. Vetëm tri javë pasi ka nisur ky sezon i ri i programit maratonë, këngëtarja Pasha e ka lënë garën e saj në mes, ndërsa nuk dihen arsyet e vërteta të largimit të saj. Mjaft zëra thonë se ajo nuk ndihej mirë mes konkurrentëve, por siç duket batuta e dy humoristëve të këtij programi për interpretimin e saj të fundit krah këngëtares Yllka Kuqi “Na vutë në gjumë me këtë këngë”, e ka rënduar edhe më shumë atmosferën. Në vend të Julianës për momentin do të jetë këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila javës që shkoi zëvendësoi Çiljetën.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë