Një film që flet për letrat sekrete të Nënës Terezës, të publikuara në vitin 2007, ku shpalosen krizat e saj me besimin dhe me ndjenjën se Krishti e ka braktisur do të shfaqet nga data 5 dhjetor në kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Nëse nuk e keni dëgjuar historinë e Nënë Terezës më përpara, ose në qoftë se e njihni atë, dhe doni të frymëzoheni nga braktisja apo vetëmohimi i pasurisë për të plotësuar vullnetin e Perëndisë, atëherë duhet të shihni këtë film”, kështu shkruhet në sinopsin e tij. Filmi i titulluar “Letrat”, jep historinë e një femre me një shpirt të madh sakrifice.
Letrat janë mbledhur nga Rev.Kolodiejchuk, prifti që i ka propozuar shenjtërimin e Nënë Terezës Vatikanit. Ai është shprehur se turbullira e saj shpirtërore, në fakt, e ka ndihmuar vetë atë. Nënë Tereza tashëm është kthyer në një një ikonë. Shërbimi i saj për të varfrit e Kalkutës ishte një simbol i dhembshurisë fetare, i njohur në të gjithë botën.
Ajo u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen. Mirëpo më vonë, doli se Nënë Tereza ishte aq në dyshim për besimin e saj, saqë u frikësua se mos ishte hipokrite. Në një libër që përmbledh letrat që ajo shkroi për miqtë, dyshimet e saj janë të dukshme. Pasi filloi punë në lagjet e varfra në Kalkutë, shpirti u largua nga Nënë Tereza. “Ku është besimi im?” shkroi ajo.

“Edhe në thellësitë më të thella, nuk ka asgjë, por boshllëk dhe errësirë… Nëse do të kishte Zot, i lutem të më falë”. Tetë vjet më vonë, ajo iu kthye sërish rishikimit të besimit të saj të humbur. “Kaq shumë mall i thellë për Zotin… Bosh, pa besim, pa dashuri, pa zell”, është shprehur ajo.Sipas një skenari të ngritur mbi bazën e këtyre dilemave, rolin e Nënë Terezës do ta luaj Juliet Stevenson, e cila ka veshur kostumin e njohur:
“Po xhiroja me sarin e famshëm të bardhë dhe me vija të kaltra”, është shprehur Stevenson. Njerëzit afroheshin, përkuleshin dhe preknin sarin. Në Indi ajo ende nderohet. Ajo mori me mijëra njerëz nga rruga dhe u kujdes për ta”, ka thënë aktorja. Filmit flet për letrat sekrete të Nënës Terezës, të publikuara në vitin 2007, ku shpalosen krizat e saj me besimin dhe me ndjenjën se Krishti e ka braktisur. Larg nga dëmtimi i reputacionit të saj, letrat janë “një argument për shenjtërimin e saj”.
“Ajo ka bartur ndjenja personale. Ajo mbajti gjallë besimin e saj dhe vazhdoi punën në emër të Zotit”, ka thënë Stevenson.

/Shqiptarja.com