Juncker: Fleksibilitet buxhetor vetëm për vendet që përballen me krizën e migrimit

/ATSH-ANSA/ - Komisioni Evropian do të aplikojë fleksibilitetin buxhetor përsa i përket shpenzimeve për refugjatët, deklaroi Jean Claude Juncker duke theksuar se edhe mes vendeve të mëdha ka që nuk bëjnë mjaftueshëm përpjekje.
"Jemi përballë një situate të jashtëzakonshme, por ky fleksibilitet do të aplikohet sipas vendeve dhe në rastet kur janë duke u bërë përpjekje të jashtëzakonshme", tha presidenti i Komisionit Evropian.
"Fleksibiliteti nuk mund të aplikohet për vende që nuk vërtetojnë kosto të larta për shkak të krizës së migrantëve", shtoi ai.
Junker deklaroi gjithashtu se "pakti i stabilitetit nuk është më ai i vjetri, dhe fleksibiliteti buxhetor do të aplikohet vetëm për përpjekje të bëra për një objektiv të përbashkët".

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur shuma të mëdha lekësh, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro